Loading…

Shqetësuese: 20-vjeçari gjuan rreth 10 herë për qejf me armën ilegale në Badovc

  • 03/04/2024 | 21:42

Shqetësuese: 20-vjeçari gjuan rreth 10 herë për qejf me armën ilegale në Badovc

Të shtënat me armë në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se të kundërligjshme, janë edhe të rrezikshme. Të tilla raste po raportohen pothuajse çdo ditë në vend, e madje po përfundojnë edhe tragjikisht.


Edhe të martën janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në fshatin Badovc, ku Policia intervenoi në orët e mbrëmjes.

Sinjali mëson se një 20-vjeçar po dyshohet se për qejf shkrepi rreth 10 herë me armën e zjarrit, të cilën e posedonte pa leje.

Posa njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, është konfiskuar nga një dyshuari një armë zjarri dhe një mjet i mprehtë, si dhe gëzhojhat që janë gjetur.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Me urdhër të Prokurorit është inicuar rasti për dy vepra penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë