Loading…

Shqetësuese: Për 24 orë në Kosovë regjistrohen 9 raste të dhunës në familje

  • 25/06/2021 | 09:20

Shqetësuese: Për 24 orë në Kosovë regjistrohen 9 raste të dhunës në familje

Për vetëm 24 orë në Kosovë janë raportuar nëntë (9) raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Metro.


Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Deçan, Rahovec dhe Gjakovë.

Më poshtë keni raportin e Policisë për këto raste:

Prishtinë, 24.06.2021 – 18:30. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.

Prizren, 24.06.2021 – 17:00. Ankuesja femër kosovare raporton se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar ushtron  dhunë në familje, i njëjti është me probleme psiqike. I dyshuari është  arrestuar dhe me vendim të   prokurorit dërgohet në  mbajtje. Rasti nën hetime.

Prizren, 24.06.2021 – 20:00. I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën kosovar, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë. I dyshuari është arrestuar , me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Pejë, 23.06.2021-23:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimat mashkull dhe femër kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Pejë, 24.06.2021-09:00.Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  kishte ushtruar dhunë sistematike psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor . Me vendim te prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Deçan, 24.06.2021 – 13:00.  Ankuesja femër kosovare raporton se bashkëshorti i sajë i dyshuari kosovar ushtron  dhunë fizike në  mënyrë sistematike ndaj saj. I dyshuari është  arrestuar, me vendim te prokurorit i njëjti  dërgohet ne mbajtje. Rasti ne hetime.

Pejë, 24.06.2021 – 22:20. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  viktimës kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rahovec, 23.06.2021-21:00.  Ankuesi mashkull kosovar -prind i viktimës femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshort i viktimës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  saj, dy. Viktimës për shkak të lëndimeve i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, dhe pas intervistimit është dërguar në shtëpinë e prindërve, po ashtu i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 24.06.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari  mashkull kosovar (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë  fizike ndaj viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë. Pas intervistimit me vendim të  prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë  të  rregullt.  Rasti nën hetime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë