Loading…

Shqetësuese: Rreth 1 mijë raste të dhunës në familje për 5 muaj

  • 20/06/2021 | 22:40

Shqetësuese: Rreth 1 mijë raste të dhunës në familje për 5 muaj

Numri i rasteve të dhunës në familje është dyfishuar në krahasim me vitet paraprake.


Një nënë është drejtuar për të marrë ndihmë mjekësorë në këtë spital të shtunën.

Kjo meqë ajo u sulmua fizikisht nga djali i saj në qytetin e Pejës. Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm i dhunës që u raportu të shtunën.

Një tjetër sulm fizik ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. Rastet e dhunës në familje janë shtuar dukshëm kohëve të fundit në vend.

Madje një numër i konsiderushëm janë me fatalitet. Vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2021 janë raportuar afër 1 mijë raste të dhunës në familje.

Shifër kjo që është dyfishuar në krahasim me vitet e kaluara.

Numri i rasteve të dhunës në familje është dyfishuar në krahasim me vitet paraprake.

Njoftimi nga Policia e Kosovës

Qasja e tillë e policisë karshi rasteve të dhunës në familje, vetëdijësimi për dhunën në njërën anë dhe trajtimi i rasteve më seriozitet ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, psh. në vitin 2017 janë raportuar 1269 raste, në vitin 2018 janë raportuar 1541 raste, në vitin 2019 janë raportuar 1915 raste dhe në vitin 2020 janë raportuar 2069 raste.Per vitin 2021 ne nivel vendi poashtu kemi këto te dhëna:Në muajin janar janë 169 raste , muajin shkurt 148 , mars 168 ndërsa ne muajin prill 206 raste, muajin maj 217.

Më të prekurit nga këto raste konsiderohen fëmijët dhe gratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë