Loading…

Shqetësuese shifrat e rasteve të reja dhe të vdekurve nga koronavirusi

  • 04/12/2020 | 23:41

Shqetësuese shifrat e rasteve të reja dhe të vdekurve nga koronavirusi

Sot në Kosovë janë regjistruar 478 raste të reja me koronavirus, derisa numri i të shëruarve ka qenë më i lartë, gjithsej 690 pacientë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1530 persona të dyshuar për virusin COVID-19 derisa prej tyre 478 kanë rezultuar pozitivë.

Në këtë periudhë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 41,777 raste, prej tyre 1073 raste të vdekjes

Me 690 pacientët e shëruar sot numri i të shëruarve 27,143 raste, ndërsa i atyre aktive është 13,561.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë nga komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë