Loading…

Shqipëri: Ky është vendi ku u kapen 15 tonë drogë (video)

  • 15/07/2017 | 09:17

Shqipëri: Ky është vendi ku u kapen 15 tonë drogë (video)

Fshati Llakatund, ku u kap sasia rekord e kanabisit, ndodhet 12 km në periferi të qytetit të Vlorës.


Këtë të premte, ky fshat u zgjua nën rrethimin e 150 forcave policore, të cilat zhvilluan një operacion masiv, ku edhe pse ende nuk ka përfunduar peshimi, përllogaritet të jenë sekustruar rreth 15 tonë hashash.

Top Channel hyri në një prej banesave ku droga paketohej, ose përpunohej për t’u kthyer në vaj ose në formën e çokollatës. Në të, kanabisi mbahej në kushte optimale.

Në pranga përfunduan 9 persona, nga të cilët dy punonjës policie të zonës dhe kryeplaku i fshatit. Operacioni u drejtua nga vetë kryepolici Haki Çako, ndërsa në mesditë policia zbuloi një sasi tjetër fare pranë banesave të kthyera në kapanone, shkruan top channel.

Në vijim të operacionit të nisur që prej mbrëmjes së të enjtes, policia gjeti në zgavrat e fshatit edhe rreth 1 ton kanabis tjetër të paketuar dhe gati për trafikim.

Gjithashtu, policia sekuestroi 5 armë zjarri automatike si dhe 4 automjete në fshatin Drithas, ndërsa në oborrin e banesës së inspektorit të policisë Lirim Lamaj u gjetën të mbjella edhe 270 bimë kanabis sativa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë