Një histori e pazakontë familjare është shënuar në një familje në periferi të kryeqytetit shqiptar. Dy të rinj të martuar 4 vite më parë, prej disa muajsh kishin patur mosmarrëveshje të vazhdueshme.
28 vjeçari D.M nga Laçi në momentin që është martuar me 22 vjeçaren G. M nga Kukësi ka vendosur të marrë mbiemrin e bashkëshortes por vetëm pak muaj më vonë e ka dhunuar në mënyrë sistematike, raporton tvklan.al .
Shtetasja me inicialet G. M ka sqaruar në polici dhe në gjykatë se e ka duruar dhunën e burrit duke mos e denoncuar me shpresën se ai do përmirësohej dhe do mbante familjen.
Sipas saj, dhuna ka qenë si fizike ashtu dhe psikologjike, madje ajo ka ndodhur dhe në sy të vajzës 2 vjeçar, e cila gjithashtu në një rast është bërë pre e dhunës së 28 vjeçarit.
E dëmtuara në aksidentin e fundit të shënuar në fillim të muajt nëntor është larguar për në drejtim të banesës së prindërve të saj në Kamëz ku dhe është strehuar.
I padituri D.M menjëherë pasi ka marrë dijeni për kërkesën për lëshim të urdhërit të mbrojtjes është larguar drejt Italisë.
Gjykata thotë se ekzistojnë baza për të besuar se i padituri D.M ka kryer ose ka kërcënuar se do të kryejë ndonjë vepër dhune dhe se i padituri D.M paraqet kërcënim të drejtëpërdrejtë dhe të menjehershëm për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e paditëses dhe urdhëron këtë të fundit që ti qëndroj 500 metra larg bashkëshortes dhe vajzës. /gazetametro.net