Loading…

Shqipëri, policia konfiskon 97 kilogramë kanabis

  • 25/01/2017 | 13:01

Shqipëri, policia konfiskon 97 kilogramë kanabis

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar gjatë 11 orëve të fundit 3 operacione, ku janë sekuestruar 97 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe janë vënë në pranga 5 persona.


Në Vlorë, në fshatin Beshisht u zhvillua operacioni “West”, ku janë sekuestruar 80 kg Cannabis Sativa dhe është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike shtetasi – Spiro Tupa, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht, Vlorë.

Në Lezhë është zhvilluar operacioni i koduar “Reps”, ku janë sekuestruar 11 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike shtetasi Fatmir Gjonikaj , 28 vjeç, banues në Mirditë, transmeton gazetametro.net.

Ndërsa në Mat është zhvilluar operacioni “Minuta e fundit”. Specialistet për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe kanë vënë në pranga 3 shtetas Alfred Dedja, 30 vjeç, Jurgen Alzeneli, 21 vjeç, si edhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë