Loading…

Shqipëri: Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë

  • 30/04/2026 | 16:46

Shqipëri: Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë

Remitancat nga diaspora në Shqipëri po vazhdojnë trendin rritës, duke dhënë një sinjal pozitiv për ekonominë e vendit dhe duke dëshmuar edhe një herë rolin kyç të emigrantëve në mbështetjen financiare të familjeve dhe zhvillimit ekonomik.

Sipas të dhënave të publikuara, remitancat kanë shënuar rritje në vitin 2025, duke arritur në 1.1 miliard lekë, krahasuar me 1.0 miliard lekë sa ishin në vitin 2024, , përcjell albinfo.ch.

Kjo paraqet një rritje vjetore prej +5.9%, duke reflektuar jo vetëm lidhjen e fortë të diasporës me vendlindjen, por edhe një burim të qëndrueshëm të ardhurash për shumë familje në Shqipëri.

Ekspertët vlerësojnë se remitancat mbeten një faktor i rëndësishëm për stabilitetin ekonomik, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në konsumin familjar, mirëqenien sociale dhe qarkullimin financiar në vend.

Rritja e vazhdueshme e këtyre dërgesave konsiderohet një tregues i besimit të diasporës dhe një mbështetje e rëndësishme në kohë sfidash ekonomike

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë