Loading…

Shqipëri, viti 2022 me rritje ekonomike

  • 08/11/2021 | 18:01

Shqipëri, viti 2022 me rritje ekonomike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka deklaruar se ndryshimet në buxhetin e vitit 2021 bëhen vetëm për të parë kufijtë e borxhit.


Sa i përket buxhetit të vitit tjetër, Brahimaj u shpreh se është parashikuar një rritje ekonomike.

Kjo sipas saj do të thotë më shumë investitorë të huaj në vend.

“Përmes rishikimit të buxhetit qeveria do të mbështesë OSHEE-në në krizën energjetike, kjo do të jetë në vlerën 10 miliardë lekë për vitin 2021”, tha ajo.

Brahimaj theksoi se është hera e pestë që Shqipëria kërkon financim nga tregjet ndërkombëtare, por këtë here më një ndryshim.

“Vlen të thuhet se ne kemi siguruar vlera interesi më të ulëta”, tha ajo.

Ministrja solli në vëmendje vlerësimet e Bankave Ndërkombëtare.

“Vlerësimet e të gjitha bankave ndërkombëtare thonë që viti 2022 do të ketë rritje. Investitorët e shohin vendin tonë si të qëndrueshëm”.

Sipas saj, qeveria shqiptare ka ndjekur trajektore rënëse të borxhit.

/Albanianpost.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë