Loading…

Shqipëria dërgon për herë të parë forcat komando në Kosovë

  • 22/05/2020 | 18:35

Shqipëria dërgon për herë të parë forcat komando në Kosovë

Trupat ushtarake shqiptare do të vijnë për herë të parë në mison në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka ka thënë se për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në kuadër të trupave të KFOR në Kosovë.

Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është shkrmi i plotë:

Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë.

Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19.

Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë