Loading…

Shqipëria dhe Izraeli me takime shumë të rëndësishme: Marrëdhënia e tyre si asnjëherë më parë

  • 28/01/2023 | 23:52

Shqipëria dhe Izraeli me takime shumë të rëndësishme: Marrëdhënia e tyre si asnjëherë më parë

Verën e vitit të kaluar, Shqipëria u përballë me një aksion të pa precedent kibernetik, të mirë organizuar dhe të orkestruar nga Republika Islamike e Iranit, dhe krahas këtij sulmi kibernetik, shteti shqiptar gjeti ndihmën tek ata, që para disa dekadave i mbrojtën nga holokausti i nazizmit, pra te izraelitët, shkruan Gazeta Metro.


Menjëherë pas kësaj, dhe pas identifikimeve të burimeve se prej nga ka ardhur një sulm i tillë, autoritetet shqiptare ndërmorën masa diplomatike ndaj shtetit islamik.

Ishte pikërisht kryeministri Edi Rama, i cili shkëputi plotësisht marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet, si dhe dha ultimatumin që personeli diplomatik dhe administrativ i ambasadës së Iranit në Tiranë të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve.

Menjëherë pas kësaj, politikanët dhe qeveritarët shqiptarë, më në krye shefin e qeverisë së tyre, Edi Rama, në këto kohë të vështira, gjetën një mik të vërtet, shtetin e Izraelit, që përveç së kaluarës së dhimbshme të përbashkët, kanë edhe një agresorë të përbashkët, pra Iranin.

Vera e vitit të kaluar ishte e mbushur me vizita si të kryeministrit Rama, ashtu edhe të qeveritarëve të tjerë në shtetin hebraik, ku këta të fundit u zotuan se do të ndihmojnë Shqipërinë që të përballët me sulmet kibernetike iraniane dhe jo vetëm.

Vizitat e ndërsjellat Shqipëri nuk u ndalën, me 25 janar të këtij viti zëvendëskryeministrja shqiptare, Belinda Balluku, gjatë një vizite në shtetin hebraik, u pritë nga ministri i Jashtëm i këtij shteti, Eli Cohen, e ku biseduan për sigurinë kibernetike, ekonominë dhe diplomacinë, të cilat çështje do jenë prioritet i marrëdhënieve të dy vendeve.

“Gjatë vizitës sime zyrtare në Jerusalem, pata kënaqësinë të takoja Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Eli Cohen. Bashkëpunimi ekonomik dhe diplomatik, si dhe në fushën e ndjeshme të sigurisë kibernetike, do të jenë përparësitë kryesore të dy qeverive tona për vitin aktual”, njoftoi Balluku në rrjetin social Twitter.

 

Shefi i diplomacisë së Izraelit, Eli Cohen, u emërua në këtë detyrë në fund të vitit të kaluar, në qeverinë që udhëhiqet nga kryeministri Benjamin Netanjahu.

Për të dëshmuar miqësinë, si pak shtete të tjera, lidershipi politik dhe institucional nga qeveria e kaluar priti në takim kryeministrin Rama.

Ai me ftesë të ish kryeministrit Yair Lapid ishte ftuar atje, dhe me 23 tetor takoi këtë të fundit në një pritje zyrtare.

Në takim me shefin e qeverisë izraelite, ai tha se kishin diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën kibernetike, dhe fusha të tjera ekonomike.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, kishte njoftuar Rama në Facebook.

Pas shefit të qeverisë, po at ditë, shefi i qeverisë shqiptare, takoi edhe ministrin e Financave, Avidgdor Liberman.

Më 24 tetor 2022 Rama ka zhvilluar takim me shefin e Agjencisë Kibernetike të Izraelit, ku tha se shteti hebraik është partner i besuar i luftës hibride dhe kibernetike.

“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, kishte shkruar Rama në Facebook

Po at ditë, Rama u prit edhe nga presidenti i këtij sheti Isaac Hertzog.

Si për ta kompletuar rrugëtimin e tij, dhe që të takoj të gjithë lidershipin politik të asaj kohe në Izrael, Rama nuk la pa takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Izraelit,  Mickey Levy.

Kurse në një takim në Jerusalem me audiencë të gjerë, Rama tha se shqiptarët janë krenarë që i mbrojtën hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

Ai theksoi se është krenar me historinë e “artë” të vendit të tij që i shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

“Jerusalem – Krenar për Shqipërinë dhe historinë e saj të artë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Rama në Facebook.

Vlen të theksohet se takimi i kryeministrit shqiptar, thuajse me të gjitha nivelet politike dhe të sigurisë së Izraelit, është një respekt i veçantë që shteti hebre u ka bërë pak figurave politike globale ose rajonale.

Duhet thënë se në vitin 2020, Shqipëria tërhoqi vëmendjen, pasi u bë vendi i parë që ka shumicë komunitetin mysliman, miratoi  përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit për antisemitizmin.

Kthehemi të vizita e ministres Balluku në Izrael.

Në takim me ministrin Cohen, të dyja palët u zotuan për hapjen e një linje ajrore Tiranë – Tel Aviv.

E vetëkuptueshme se në qendër të takimit ndërmjet Ballukut dhe Cohen dominuan temat për sigurinë kibernetike, Iranin dhe turizmin.

Vlen të përmendet se kryediplomati izraelit, shprehi dëshirën të vizitojë Shqipërinë në të ardhmen.

Qeveritarja shqiptare nuk u ndalë vetëm me ministrin Cohen, ajo takoi edhe ministren e vetme grua në qeverinë Netanyahu.

Me ministren e Transportit Miri Regev, Balluku, diskutuan edhe për çështje që mbulohen nga dikasteri i saj qeveritarë.

“Me Miri Regev. Ministre e Transportit dhe gruaja e vetme në qeverinë izraelite. Vizioni dhe idetë e saj të qarta për t’i afruar njerëzit nëpërmjet transportit inteligjent janë frymëzuese. (lighthousedispensary.com) Gratë mund të ushqejnë ndryshime në shumë fusha, veçanërisht në ato të dominuara historikisht nga burrat”, shkroi Balluku  në Twitter./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë