Ambasada e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në Shkup, nëpërmjet një reagimi (notë proteste) drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, kanë kërkuar ndërmarrjen e masave adekuate për kapjen e huliganëve maqedonas, të cilët të martën, kishin thyer xhamat e shtëpisë së Alfabetit në Manastir, ndërsa me grafite të shumta kishin kërkuar “vrasjen e shqiptarëve”.
“Ju lutemi që të na sqaroni incidentin e përdhunimit të Memorialit të Kongresit të Manastirit ditën e marte kur edhe shënohej kjo datë me rëndësi për alfabetin e gjuhës shqipe. Pasiqë ky është incident i përseritur vite me rradhë, kërkojmë që të mirren masa adekuate për mospërseritje të tillë dhe të gjinden autorët e këtij incidenti në panevojshëm”, është reagimi i ambasadave.
Ndërkohë me rastin e përvjetorit të 108-të të Alfabetit shqip është dëmtuar dera hyrëse e Shtëpisë së Kongresit të Manastirit në Manastir. Persona të paidentifikuar, sikurse viteve tjera, kanë gjuajtur gurë dhe mjete tjera, me çka kanë thyer xhamat e derës hyrëse të objektit, si dhe kanë vënë mbishkrimi fyese për shqiptarët. “Vdekje për shqiptarët” ka qenë panoja e radhës e ngjitur në derën e Kongresit të Manastirit./gazetametro.net