Loading…

Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të njëjtin grup në Ligën e Kombeve

  • 05/12/2019 | 23:43

Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të njëjtin grup në Ligën e Kombeve

Shqipëria dhe Kosova mund të shortohen në të njëjtin grup në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.


Dihej që më herët që si Shqipëria ashtu edhe Kosova që u ngjit një ligë më lartë, do të nisin në të njëjtën ligë aventurën e ardhshme në Nations League.

Por, në bazës të renditjes së UEFA-s, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e parë bashkë me skuadra si Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia me të cilat nuk mund të përballet ndërkohë që Kosova bën pjesë në vazon e dytë bashkë me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Shorti do të hidhet në datën 3 mars 2020 në Holandë dhe nuk përjashtohet mundësia që Kosova e Shqipëria të jenë me një grup.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë