Loading…

Shqipëria dhe Kroacia i kërkojë NATO’s ta mbështesë krijimin e ushtrisë së Kosovës

  • 15/02/2017 | 23:02

Shqipëria dhe Kroacia i kërkojë NATO’s ta mbështesë krijimin e ushtrisë së Kosovës

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krstiçeviq, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministri i Kroacisë, i kanë dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO­-s Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës


Në letrën e tyre, Kodheli dhe Krstiçeviq, dënojnë retorikën nacionaliste nga politikanë serbë dhe veprimet konkrete në kufi, për të cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe destabilizuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, ndër të tjera, dy ministrat kërkojnë nga sekretari Stoltenberg të rishikohet Plani Operacional i misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje, si dhe mbështesin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Ministrat Kodheli dhe Krstiçeviq e mbyllin letrën duke shprehur angazhimin e tyre për të siguruar se përpjekjet kombëtare dhe kolektive do të jenë të vazhdueshme dhe të fokusuara për të promovuar paqe, nxitur dialog dhe përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.”­ thuhet ndër të tjera në letrën e ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kroacisë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë