Qeveria e Shqipërisë do të dëmshpërblejë financiarisht punonjësit e policisë, të cilëve u dëmtohet prona për shkak të detyrës.
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të posaçëm, i cili i jep ndihmë të menjëhershme financiare punonjësve të policise deri në 1 milion lekë.
Kjo, kur prona e tyre është dëmtuar si pasojë e veprës penale për shkak të detyrës, ose është dëmtuar aksidentalisht gjatë përdorimit për përmbushjen e detyrës zyrtare, shkruan tch.
Sipas vendimit, ndihma përfitohet kur rasti i dëmtimit të pronës është kallëzuar në prokurori dhe punonjësi i policisë nuk ka përfituar dëmshpërblim nga ndonjë shoqëri sigurimi./gazetametro.net