Loading…

Shqipëria do të ketë Qeveri të vogël

  • 13/07/2017 | 19:19

Shqipëria do të ketë Qeveri të vogël

Kryeministri Edi Rama u ndal në Durrës në një dëgjesë publike me qytetarët, për të përgatitur atë që ai e quan “Bashkëqeverisjen me Njerëzit në koalicionin e madh për Shqipërinë që duam”.


Rama foli për emrat e publikuar prej tij në rrjetet sociale. Ai tha se nuk bëhet fjalë për një “listë të zezë”.

“Lista  me emrat e publikuar nuk është një listë e zezë, por është një raport i dalë nga komentet e qytetarëve”, deklaroi Rama.

Rama premtoi se do të reduktohen zyrat për të ulur burokracitë dhe shpenzimet.

“Ka zyra dhe agjenci të tepërta që janë kosto e që mbahen me rrogë parazite. Do të bëjmë një shkurtim drastik për të lehtësuar burokracitë në zyrat e shtetit”, deklaroi ai.

Kryeministri tha se puna po vazhdon dhe zvogëlimi duket se do të nisë që nga kabineti i ri.

“Qeveria e re duhet të jetë më e vogël, më efikase dhe duhet të ketë kapacitetin që të garantojë bashkëqeverisjen me njerëzit. Nuk duhet të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk u kthejnë përgjigje letrave dhe ankesave që bëjnë njerëzit”, u shpreh Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë