Loading…

Shqipëria e 13’ta në Indeksin për Tregti të Lirë

  • 03/12/2016 | 22:07

Shqipëria e 13’ta në Indeksin për Tregti të Lirë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Republikën e Shqipërisë, Milva Ekonomi, bëri të ditur  sot se studimi më i fundit i “Heritage Foundation”, e rendit Shqipërinë në vendin e 13-të në botë nga 186 ekonomi në indeksin e Tregtisë së lirë për vitin 2017.

Në një konferencë për shtyp, Ekonomi tha se ky është një lajm tjetër pozitiv për Shqipërinë, transmetojnë mediat shqiptare.

“Ky indeks është ndër më prestigjiozët në nivel ndërkombëtar dhe sipas këtij klasifikimi, Shqipëria arrin në vend të parë në rajon”, tha ajo.

Heritage Foundation është një institucion hulumtues dhe edukativ me bazë në Washington të SHBA’së. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë