Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë thirrje urgjente për qetësi liderëve kosovarë e serbë pas njoftimeve rreth eskalimit në kufirin mes Kosovës e Serbisë. E theksoi se përkushtimi për sigurinë e Kosovës mbetet ende, transmeton Gazeta Metro.
Shteti shqiptar bëri thirrje për pjekuri të liderëve kosovarë e atyre serbë duku iu bashkuar thirrjes për de-eskalim të SHBA’së të palëve në kufi, por u theksua përkushtimi ndaj sigurisë së Kosovës.
“Shqipëria i bashkohet thirrjes së qeverisë së SHBA’së për de-eskalim në kufirin mes Kosovës dhe Serbsë. I kërkoj udhëheqësisë të Kosovës dhe Serbisë të veprojnë me përgjegjësi e pjekuri. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”./gazetametro.net
Albania joins the US Government’s call for immediate de-escalation on the border between Kosova and Serbia. I urge Kosova’s and Serbia’s leadership to act responsibly and maturely. Albania is committed to Kosova’s security and stability.
— Edi Rama (@ediramaal) September 29, 2023