Loading…

Shqipëria mbretëria e kanabisit në Ballkan

  • 06/12/2016 | 09:34

Shqipëria mbretëria e kanabisit në Ballkan

Shqipëria është bërë lider në Europë për nga prodhimi i marihuanës, ndërsa kultivimi i kësaj bime i krijon banorëve aq fitim saqë ata e quajnë “ari i gjelbër”.

Një kilogram i marihuanës kultivuesëve i krijon fitim prej 100 deri 200 euro, por e njejta sasi në Itali kushton 1.500 euro. BBC e ka bërë një reportazhë për rrugët e kësaj droge të “lehtë”, në të cilën vjen në përfundim se marihuana kontrabandohet nga Shqipëria për në Europë në tri drejtime: në veri nëpër Mal të Zi, në jug nëpër Greqi, ose në perëndim nëpër detin Adriatik deri në Itali.

Siç vlerëson një burim i BBC-së, kjo industri ilegale bie deri në pesë miliardë euro në vit, që është rreth gjysma e bruto prodhimit vendor (GDP) i Shqipërisë, transmeton gazetametro.net.

Televizioni britanik ka biseduar me disa kultivues të cilët pranuan të flasin mbi biznesin e tyre ilegal, dhe prej tyre kuptoi se kanë prodhuar 250-300 kilogram dhe se gati çdo shtëpi në fshat mirret me shitjen e kanabisit.

Njëri prej djemëve nga ky fshat pretendon se ka prodhuar 350 kilogram marihuanë dhe i ka të punësuar 15 punëtorë, e i paguan edhe rojet të cilët kujdesen për prodhim.

“Policinë e paguaj 20 përqind. Gjithkush duhet ta paguaj. Nëse nuk paguan, ata të arrestojnë. Ky është mallkimi ynë, sepse nuk ka punë, këtu nuk ka para për diçka tjetër. E di që nuk është në rregull ajo që jam duke bërë, por nuk ka mënyrë tjetër”, thotë prodhuesi nga Shqipëria.

Qeveria është duke u përpjekur të luftojë kundër kësaj industrie ilegale. Këtë vit janë shkatërruar dy milionë paketa me marihuanë.

Në këtë mision Qeveria e Shqipërisë e ka përkrahjen e Italisë, e cila financon mbikqyrjen nga ajri në përpjekjet për të zbuluar plantacionet e fshehura./gazetametro.net

marihuana-2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë