Loading…

Shqipëria natyrale është Shqipëria evropiane

  • 23/11/2016 | 08:41

Shqipëria natyrale është Shqipëria evropiane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane.

“Ne kemi një histori interesante. Kemi Shqipërinë, Kosovën, kemi shqiptarë në Maqedoni, Malin e Zi dhe nuk ka asnjë plan apo ide për Shqipërinë e madhe, por ka një plan bashkimi të shqiptarëve të Bashkimit Evropian”.

Rama i bëri këto vlerësime në një intervistë për televizionin grek “Skai”, e cila vjen pas ngritjes së tensioneve mes zyrtarëve të Tiranës dhe Athinës në lidhje me disa çështje pezull mes dy vendeve që de juro janë ende në luftë, raporton KP.

Gazetari Alexis Papahelase pyeti shefin e qeverisë shqiptare se nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi kombëtar i shqiptareve Skënderbeu, sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë dhe se si do reagonin shqiptarët, kryeministri Edi Rama tha se “nuk mendoj se është e njëjta, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit”.

“Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar. Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin”, ka deklaruar Rama.

I pyetur për konceptin e Shqipërisë Natyrale kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane dhe në kemi një histori interesante. Kemi Shqipërinë, Kosova shqiptar në Maqedoni, Malin e Zi dhe nuk ka asnjë plan apo ide për Shqipërinë e madhe, por ka një plan bashkimi te shqiptarëve të Bashkimit Evropian”.

Më tej, kryeministri Rama shtoi se a e dinë grekët se ne jemi në gjendje lufte, deri sa ka një dekret që është në fuqi dhe përse nuk e heqin këtë ligj sepse ky ligj përdoret si një pengesë. “Ne jetojmë në një paradox të përsosur Ballkanik dhe kemi një ligj të luftës ndërkohë. Këto janë gjëra që mund t’i zgjidhim lehtësish, por duke bashkëpunuar se bashku ne mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

I pyetur për kufirin detar dhe nëse ka një dorë pro turke pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në këtë mes, Rama tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë unanim. “Unë ju kam kërkuar politikanëve grek, të ulemi ta zgjidhim dhe çështjen ta mbajmë në nivel ekspertësh. Ne me Turqinë kemi vendosur një partneritet dhe çështja e detit ka ndodhur kur ne ishim në opozitë dhe s’kishim lidhje me Turqinë dhe ne se kemi bërë asnjë herë këtë diskutim. Ne duhet të ulemi të flasim sepse në kemi bërë shumë për njëri tjetrin. Nuk e harroj që shqiptarët që punojnë në Greqi, janë pritur në mënyrë bujare nga grekerit, por jo shpesh herë nga politika dhe shembuj të tillë fantastike ka pa fund. Ne duhet të ulemi të diskutojmë për ti zgjidhur së bashku problemet që kemi”.

Ndërsa i pyetur për Himarën dhe shembjen e ndërtesave, Rama tha se, “kemi një program kombëtar Rilindja Urbane dhe kemi shembur mijëra të tilla në të gjithë vendin. Në Himarë është i njëjti program. Dhe këto ndërtesa janë shumica pa leje dhe të tjerat me leje që janë në procedurë të saktë ligjore si në të gjithë vendin. Nuk dua të hyj në diskutim a është Himara vend ku flitet greqisht dhe s’dua të hyjë këtu. Dhe, pse për faktin se ti përfaqëson një pakicë nuk do të thotë ti nuk i nënshtrohesh ligjit. Ka shumë gjëra që duhen zgjidhur. Le t’i shohim ligjin e luftës, toponimet, varrezat greke të zgjidhen si shenja të së ardhmes dhe të zgjidhen si një paketë së bashku”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë