Loading…

Shqipëria ngeci ekonomikisht nga universitetet e panumërta

  • 19/11/2016 | 18:54

Shqipëria ngeci ekonomikisht nga universitetet e panumërta

Kryeministri shqiptar Edi Rama një një takim me pjesëtarë të diasporës, një ndër problemet kryesore pse vendi nuk eci mirë ekonomikisht e sheh hapjen e panumërt të universiteteve, transmeton gazetametro.net.

Ai tha se Shqipëria humbi një gjeneratë sepse qeveritë paraprake vendosën të hapnin më shumë universitete për kokë banori se disa nga shtetet evropiane dhe shumë nga të rinjtë të cilët është dashur të orientoheshin me kohë në shkolla profesionale përfunduan me diploma universitetesh pa vlerë në tregun e punës.

Në Shqipëri ka nisur sot Samiti i Parë i Diasporës shqiptare ku po marrin pjesë rreth 1 mijë përfaqësues nga 40 shtete të botës. Kryeministri Edi Rama, gjatë një sesioni pyetjesh që mbajti me shqiptarët nga diaspora, nënvizoi disa nga sukseset që thotë të ketë arritur qeveria shqiptare në raport me diasporën, arsimin e çështje të tjera të brenshme të shtetit.

Ai tha se qeveria që ai drejton ka punuar gjatë për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit të kenë mundësi të votojnë kur zgjedhjet të mbahen në shtetin e tyre amë. “Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit ku shqiptarët nuk do të mund të votojnë nga diaspora”, u shpreh Rama.

Rreth çështjes së shqiptarëve që janë larguar nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, i pari i qeverisë tha se sipas një studimi të universitetit të Harvardit, përqindja e njerëzve që janë kthyer në Shqipëri nga Greqia është rritur me 7.9 përqind. /gazetametro.net

Samiti i Diasporës – Pyetje&Përgjigje Edi Rama (Pjesa II)

Posted by Edi Rama on Saturday, 19 November 2016

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë