Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, në një konferencë për media tha se Shqipëria nuk ka arritur të plotësojë kushtet e vendosura nga BE për të hapur negociatat për anëtarësim pasi duhet të zbatojë 7 kushte përveç 5 prioriteteve, të caktuara nga Komisioni Europian.
“Duhet të arrestohen zyrtarët e korruptuar si dhe duhet bërë verifikimi (vetingu) i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha ai.
Sipas Krichbaum, reforma në drejtësi, që është një nga pikat kyçe, nuk është realizuar pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e Vettingut, raporton klan.
Ai shtoi se grupi parlamentar në Parlamentin gjerman CDU-CSU do të kërkojë që të mos hapen negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian derisa Shqipëria të plotësojë kushtet e kërkuara. /gazetametro.net