Loading…

Shqipëria po digjet: Zjarri në 4 qarqe po shuhet nga helikopterët (Video)

  • 01/08/2017 | 13:55

Shqipëria po digjet: Zjarri në 4 qarqe po shuhet nga helikopterët (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar pë masat që janë marrë në parandalimin e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit.


Siç njofton Emergjenca Civile, janë gjithsej 5 vatra zjarri me të cilat po luftohet edhe nga ajri. Dy helikopterë raportohet se po hudhin ujë nga ajri, transmeton gazetametro.net.

“Ndërsa situata më e vështirë paraqitet në vendin e quajtur ‘Maja e Qorres’, në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogarasë, po vijon puna edhe mëngjesin e sotëm me 2 helikopterë për të shuar zjarrin, pasi për shkak të vështirësive të terrenit nuk mund të ndërhyhet nga rrugë tokësore”, thuhet ne njoftim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme vatrat e zjarrit janë të shtrira në 4 qarqe. Një vatër zjarri ka kapluar Dibrën, një tjetër Elbasanin, edhe një tjetër në Berat. Ndëkohë, ekipet e emergjencave po përballen me dy vatra të tjera në Vlorë./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë