Loading…

“Open Balkan”, Vuçiq: Brenda një viti e gjysmë do të mund të realizohet lëvizja e lirë e njerëzve

  • 04/11/2021 | 12:07

“Open Balkan”, Vuçiq: Brenda një viti e gjysmë do të mund të realizohet lëvizja e lirë e njerëzve

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord për të ngritur këshillin e zbatimit të projektit “Open Balkan” një nismë që parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve pa barriera doganore, mes shteteve pjesëmarrëse.

Lajmin e dha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se brenda maksimumi një viti e gjysmë shtetasit e tre shteteve do të mund të lëvizin lirshëm pa i ndaluar askush në kufi.

“Ramë dakord të ngrinim këshillin e zbatimit dhe për përbërjen e tij do të diskutojmë në vonë. Diskutuam tema konkrete dhe miratuam e do të miratojmë disa marrëveshje. Patëm takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit të biznesit të të tre vendeve tona. Pamë që ata janë 100% në favor të kësaj nisme. Është dëshpëruese për të gjithë ne është fakti se ajo për të cilën ramë dakord, është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht. Në emër të Serbisë mund të them që Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. Kjo nismë u bë për njerëzit”.

Presidenti serb tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, në fund të dhjetorit, ku duhet të miratohet marrëveshja për tregun e lirë të punës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë