Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha, në marxhinat e forumit të diplomacisë në Antalya të Turqisë e përmendi dhe nënvizoi se procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje për të zgjidhur dhe se Shqipëria nuk konsideron retorikën e tanishme të përshtatshme rreth kësaj çështje, transmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë për TRT Balkan nga Forumi i Diplomacisë së Antalyas, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, foli për prioritetin absolut të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet strategjike me Turqinë dhe rolin e saj në Ballkan, si dhe qasjen e Tiranës ndaj stabilitetit rajonal, dialogut Kosovë–Serbi dhe mundësisë së kontributit shqiptar në Gaza.
Ministri Hoxha ishte i qartë por i kujdesshëm në karaterizimin si të tepruar të retorikës së tanishme në çështjen e ngelur pas zgjidhur në Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se preferojnë bashkëpunimin konstruktiv.
“Kosova është një vend demokratik, stabil, i cili po zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Është një vend sovraniteti i të cilit nuk mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim. Por, procesi i normalizimit me Serbinë nuk ka shkuar aty ku duhet. Ne i ndjekim me vëmendje të gjitha zhvllimet, deklaratat, retorikën – nuk duam të bëhemi pjesën e retorikës sepse mendojmë që investojmë më shumë dhe më mirë në bashkëpunim” tha Hoxha.
Në një intervistë për TRT Balkan nga Forumi i Diplomacisë së Antalyas, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, foli për prioritetin absolut të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet strategjike me Türkiyen dhe rolin e saj në… pic.twitter.com/XHvYVzpiJe
— TRT Balkan AL (@TRTBalkanAL) April 18, 2026
Hoxha në forumin diplomatik ka shtyrë para si prioritet eurointegrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor me një dozë edhe auto qortimi kur tha se ballkanasit që po humbin kohë.
Kryediplomati shqiptar këto ditë megjithatë ishte më i përfshirë në retorikë kur cilësoi atë që del nga Beogradi të tepruar dhe jo konstruktive duke shtuar se refuzojnë të flasin në atë nivel./gazetametro.net
Shqipëria i përgjigjet histerisë së stisur të Vucic për aleanca, e paralajmëron edhe për Kosovën