Loading…

Shqipëria shkel rëndë – Ministri Hoxha porositi ambasadorin serb: Njohja e ndërsjellë me Kosovën, përmes Dialogut

  • 08/04/2026 | 21:43

Shqipëria shkel rëndë – Ministri Hoxha porositi ambasadorin serb: Njohja e ndërsjellë me Kosovën, përmes Dialogut

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, priti ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukcevic, në takimin e parë dhe pa ekuivoke i theksoi pikërisht dallimet që i kanë në qëndrime si dy shtete, transmeton Gazeta Metro.


Kryediplomati shqiptar njoftoi në rrjete sociale pikërisht për takimin e parë me diplomatin serb Vukcevic dhe mes tjerash ishte eksplicit si në qëndrimin e shtetit shqiptar për procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar posaçërisht pritjet në fund të Dialogut.

“Ne i theksuam qëndrimet diametralisht të kundërsta sa i përket Kosovës. E përsërita qëndrimin e qartë dhe parimor të Shqipërisë: Republika e Kosovës është një shtet i pavarur, demokraci funkcionale dhe një shoqëri e hapur me themele në barazi dhe sundim të ligjit. Shqipëri e mbështetë fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE, që do të duhej të çonte pa vonesë,  në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohje të ndërsjell, si një hap kyç drejt paqes së përershme dhe stabilitetin në rajon” ka njoftuar ministria shqiptare të mërkurën.

Hoxha gjithashtu theksoi se presin nga Serbia që të ketë përmirësim të trajtimit të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës duke u bazuar në vlerat europiane./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë