Loading…

Shqipëria siguron pilulën kundër virusit korona

  • 05/11/2021 | 00:01

Shqipëria siguron pilulën kundër virusit korona

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar nëpërmjet instrumentit të BE blerjen dhe futjen në vendin tonë të barnave kuruese ndaj COVID-19, nga Kompaina Merck dhe Pfizer-Biontech, për cilat po pritet dhe certifikimi nga EMA.


”Kompania Merck e ka nxjerrë ka përfunduar fazën e tretë, trial e fazës së tretë dhe tashmë Britania e Madhe e ka miratuar që është Mulnopiraviri. Ne kemi bërë kontaktet direkte me Merck-un ndërkohë që jemi duke kontaktuar dhe kemi bërë takimet e para. Kemi kontaktuar kemi marrë kontakte me kompaninë Merck kemi marrë kontakte me kompaninë Pfizer dhe Pfizer është duke prodhuar dhe është në fazën e tretë të studimit të një bari”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’, e prodhuar nga kompania “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe.

”Janë duke eksploruar këto barna të cilat mendohet së do të jenë game changer do të ndryshojnë kohën e shërimit. Dhe që do të jenë edhe si një mbështetje për vaksinën edhe për trajtimet dhe për rekduktimin në 50 % të fazave të rënda dhe të hospitalizimeve”.

“Kemi krijuar mundësinë dhe lidhjen direkte që nëpërmjet instrumentit që BE ka dhe që blen vetë barnat dhe që do të blejë edhe këto barna të reja që është Joint Procurement ose instrumenti i përbashkët që BE ka vendosur për blerjen e barnave të jemi dhe ne në këtë listë ku kemi përcaktuar tashmë edhe detajet e të gjitha sasive dhe procedurave që do të ndjekim duke qenë se qeveria i ka marrë masat q edhe përsa i përkët terapive të reja që janë terapi inovative” , u shpreh Manastirliu në një intervistë për News24.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë