Loading…

Shqipëria sot fillon vaksinimin me dozën e tretë AntiCOVID-19

  • 01/11/2021 | 10:28

Shqipëria sot fillon vaksinimin me dozën e tretë AntiCOVID-19

Në Shqipëri sot ka filluar marrja e dozës së tretë të vaksinës AntiCOVID-19 për personat mbi 60 vjeç, shkruan Gazeta Metro.


Vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe kombinime.

Po ashtu, nga sot, ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve.

Këto vendime u bënë publike nga Komiteti Teknik i Ekspertve në mbledhjen e 22 tetorit, ndërsa propozimi ishte bërë pak ditë më parë nga Komiteti i Imunizimit.

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve janë praktika që po ndiqen tashmë edhe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, për të penguar përhapjen e COVID.

Ndërkohë numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në mbi 1 milion e 900 mijë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë