Loading…

Shqipëria U17 në grup me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë

  • 03/12/2019 | 18:53

Shqipëria U17 në grup me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021, aty ku do të marrë pjesë edhe Kombëtarja U17 e Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.


Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 2 sëbashku me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë.

Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra të cilat do ti luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit Tetor dhe Nëntor 2020. Shqipëria do ti luajë ndeshjet në Rumani në datat 22, 25 dhe 28 Tetor, njofton FSHF.

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjithë kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta sëbashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do ti bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Raund në pranverën e vitit 2021.

15 skuadrat më të mira do ti bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë