Loading…

Shqipëria U17 shënon fitore ndaj Maqedonisë Veriore

  • 15/01/2020 | 18:00

Shqipëria U17 shënon fitore ndaj Maqedonisë Veriore

Shqipëria U17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka filluar me fitore turneun e përvitshëm miqësor ‘Mercedes Benz Aegean Cup’ në Turqi, transmeton Gazeta Metro.


Shqipëria U17 ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Maqedonisë Veriore, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo ishte ndeshja e parë në këtë turne për ‘kuqezinjtë’, ku golin e fitores e ka realizuar kapiteni i kësaj kombëtare, sulmuesi i talentuar Melsi Cereni, pas një aksioni të bukur në zonë në minutën e 80′.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe nje lojë të dominuar nga kuqezinjtë.  Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar 2020. Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Sfida e fundit për grupin B, ku bëjmë pjesë në turneun që po organizohet në Altinordu të Turqisë, do të zhvillohet në datën 19 janar nda Koresë së Jugut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë