Loading…

Shqipëria vendi i dytë më i varfër në Europë

  • 17/12/2016 | 08:30

Shqipëria vendi i dytë më i varfër në Europë

Që Shqipëria e shqiptarët janë të varfër kjo nuk do mend, por nga ana tjetër duket se kemi edhe përfaqësuesit politikë më të pasur. Me një raport të tijin, Qendra Europiane e Statistikave, Eurostat ka bërë të ditur se vendi ynë është i dyti më i varfër në Europë, tranmseton Gazeta Metro.

Të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri janë sa vetëm 30 për qind e vendeve anëtare të BE-së. Në vitin 2015, vendi me standarde më të ulëta se Shqipëria në Europë ishte Bosnje Hercegovina me vetëm 28 për qind të të ardhurave për frymë krahasuar me BE-në.

Sipas Eurostat nga viti  2004 deri në vitin 2012 të ardhura për frymë janë rritur me më shumë se 10 për qind, ndërsa pas këtij vitit rritja e të ardhurave është ngrirë në shifrën e 1 përqindëshit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë