Loading…

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme

  • 11/06/2021 | 18:25

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Në vitin 1995, Shqipëria nuk mundi të merrte një mandat 2-vjeçar, siç u përpoq kësaj here. Vendi ynë nuk kishte rival në këtë garë, pasi ishte propozimi i vetëm i vendeve të Evropës Lindore.

Për sa i përket përfitimeve, Shqipëria do të ketë një prestigj të jashtëzakonshëm, në tryezën e Këshillit të Sigurisë, ku ulen fuqitë më të mëdha të botës.

Për sa i përket ndikimit që do të ketë për Kosovën kjo ngjarje e rëndësishme, Shqipëria mund të ndihmojë sa herë që asaj do t’i duhet të ngrejë çështje të caktuara në Këshillin e Sigurimit dhe në OKB. Një dritë jeshile për Shqipërinë do të ketë benefite të padiskutueshme edhe për Kosovën, raporton TCh.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurrentë nga rajonet përkatëse.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione. Mandati i anëtarëve të rinj fillon në 1 janar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë