Loading…

‘Shqipërinë nuk e lë kurrë’, historia e mjekut italian: Ndjehem 100% shqiptar

  • 03/05/2021 | 16:37

‘Shqipërinë nuk e lë kurrë’, historia e mjekut italian: Ndjehem 100% shqiptar

Në 1997 atëherë kur shqiptarët ëndërronin Italinë, mjeku mikrobiolog dhe virolog Natale Capodicasa vjen në Shqipëri për tu mos u larguar kurrë më. Ishte profesioni ai që solli në Shqipëri, dhe e mbajti përgjithmonë dashuria. Në 1999 ai u dashurua me Dianën, nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë.


Capodicasa: Si fillim erdha nga ana profesionale dhe kuriozitetit përtë bërë një punë jashtë Italisë. Nuk e dija saktë se si ishte situata në Shqipëri në vitin 1997, nga lajmet shikoja që ishte ë luftë. Me gjithë se unë u gjenda mirë.

Pyetje: Me çfarë erdhët dhe si ju duk Shqipëria?

Capodicasa: Unë erdha me anije. Mbaj mend diçka shumë të bukur 2 skuadra italine luanin futboll dhe tifozët shqiptarët bërtisnin dhe bënin tifo si në italianet. Ishte shumë e bukur.

Pyetje: Si e shikoni Shqipërinë sot pas 24 vjetësh?

Capodicasa: Kanë në ndryshuar shumë në pamje dhe rrugët. Në 1997 dritat kanë ikur për 4 ditë ishte e tmerrshme më shkriu mishi në frigorifer, rrobat nuk kisha me çfarë t’i hekurosja. Shqipëria ka ndryshuar. Por vemendja duhet të jetë tek të rinjt. Duhet një ndryshim më i shpejtë tek rinia. Një mjek, infermier sapo mbaron studimet do të ikë nga situata, apo nga ana financiare duhet më shumë durim.

Pyetje: Keni menduar ndonjëherë të ikni nga Shqipëria?

Capodicasa: Jo, kurrë këtu kam ngritur punën dhe familjen. 100% jam shqiptar, 100% jam italian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë