Loading…

Shqipërisë i bie leku, rënie rekord në 9 vjet

  • 01/05/2018 | 08:52

Shqipërisë i bie leku, rënie rekord në 9 vjet

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor.


Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 128.74 lekë, me një rënie prej 0.12 lekësh në krahasim me të premten e javës së kaluar, duke vendosur një rekord të ri të 10 viteve të fundit. Ky është niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009, teksa më pak monedha e përbashkët vetëm u forcua, për të arritur në nivelin më të lartë prej 142.65 lekësh në qershor 2011.

Euro më pas mbeti në nivelet e rreth 139-140 lekëve për një periudhë 5 vjeçare, teksa filloi rënien që në gjysmën e dytë të vitit 2016 (si rrjedhojë e shtimit të flukseve informale të valutës), duke zbritur aktualisht nën kuotën e 129 lekëve. Aktorët e tregut pohojnë se dy vitet e fundit janë shtuar flukset hyrëse të valutës nga burime formale (turizmi, investimet) dhe informale (paratë ilegale që po kanalizohen në ndërtim.

Një tjetër faktor që e ka nënçmuar më shumë euron dy muajt e fundit lidhet me politikën e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synon uljen e përdorimit të euros, duke dekurajuar kursimet dhe kredinë në këtë monedhë. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë të publikuara sot bënë të ditur se vetëm në dy muajt shkurt dhe mars të këtij viti stoku i depozitave në valutë është reduktuar me rreth 80 milionë euro, që janë larguar nga bankat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë