Loading…

Shqipërisë i kthehet bora, javë me mot ekstrem

  • 15/01/2017 | 09:18

Shqipërisë i kthehet bora, javë me mot ekstrem

Pas reshjeve të shiut në Shqipëri në fundjavë, javën e ardhshme sinoptikanët lajmërojnë se do të rikthehet dimri dhe dëbora deri ditën e enjte. Reshjet do përfshijne veriun dhe jugun e vendit, shkruan gazetashqip, transmeton gazetametro.net

“Mëngjesin e të shtunës i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut me intensitet më të lartë në zonën veriperëndimore. Ndërsa në zonat malore, kanë vijuar sërish reshje bore në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit. Ditën e dielë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit. Ndërsa në fillim të javës pritet të kthehet i ftohti arktik i cili duke marrë lagështirë në detin Adriatik do të rikthejë reshjet e borës në verilindje e juglindje. Reshje dëbore do të ketë dhe në zonën qëndrore në Elbasan, Berat dhe bora do të zbresë deri në Gjirokastër. Edhe në zonën e Tiranës do të nisë dëbora, por jo në kryeqytet. Dëbora pritet të nisë që të hënën. Reshjet e borës parashikohen të mbeten në vendin tonë deri në ditën e enjte. Temperaturat do të pësojnë rënie por do të jenë në nivele normale të muajit janar”, thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë