Loading…

Shqiptarët e Amerikës të pakënaqur nga Samiti i Diasporës

  • 27/11/2016 | 22:40

Shqiptarët e Amerikës të pakënaqur nga Samiti i Diasporës

Samiti i Diasporës që u mbajt disa ditë më parë në Shqipëri, ka ngjallur reagime të ndryshme mes shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

News24 është ndalur në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka një komunitet të madh shqiptar me ndikim në jetën politike, kulturore e ekonomike atje.

Përfaqësues të këtij komuniteti janë bashkuar në urimin për samitin e diasporës, por kanë shprehur rezervat e tyre, lidhur me kriteret e përzgjedhjes së pjesëmarrësve, temave që duhet të ishin shtruar për diskutim apo mënyrës së organizimit ku diaspora nuk pati mundësi të paraqiste platformat e saj.

Ata thonë se samiti i diasporës, nuk pati objektiva të paracaktuara dhe sipas tyre ishte vetëm një show mediatik nga qeveria. Ja opinionet e marra nga gazetarja Eglantina Alliaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë