Ermina Lekaj Përlaskaj është deputetja e parë shqiptare në përbërjen e re të Parlamentit të Zagrebit.
Ajo thotë se shqiptarët, kësaj radhe mund ta përdorin forcën e tyre zyrtare për të mos harruar gjurmët, por edhe për të gjetur lidhjet e tyre mes dy atdheve që kanë.
“Të bashkohemi, të jemi më unikë. Të kemi një institut albanologjie këtu në Zagreb, të kemi dhe Fakultetin e Gjuhës Shqipe dhe me ardhjen time në Parlament të sigurojmë më shumë mbështetje financiare për shqiptarët”, shprehet Lekaj Përlaskaj.
“Me integrimin e shqiptarëve në shoqëri të mund të japim një kontribut më të madh dhe të zëmë vendin që meritojmë”, thotë Lekaj Përlaskaj për qëllimet e saj.
Shqiptarët e rinj nuk bëjnë më punë shërbyese, por shumë prej tyre shkojnë në shkollë. Ata janë tashmë në të gjitha profesionet dhe thonë se janë autoktonë. Ngelen shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.