Loading…
Shqiptarët e shitën për pak para: Amerikanët e ruajnë në këtë muze të New York
  • 23/08/2019 | 16:32

Shqiptarët e shitën për pak para: Amerikanët e ruajnë në këtë muze të New York

Një kupë e artë bizantine e cila është gjetur në Shqipëri, në vitin 1901 ekziston qysh moti në Muzeun Metropolitan të New York, shkruan Gazeta Metro.


Kupa e artë bizantine u gjet bashkë me shumë gjëra të tjera nga katër fshataret që punonin tokën në fshatin Vrap në Shqipëri, në vitin 1901.

Më vonë i gjithë thesari u ble nga austriakët për një shumë të vogël, ku bëhej fjalë për 5.6 kg ari të pastër dhe 1.5kg argjend.

Kupa bizantine, e cila i përket shekullit të VI-VII pas Krishtit, kaloi nëpër duart e koleksionistëve të ndryshëm, deri kur u bë pjesë e Muzeut Metropolitan të New York qysh nga viti 1917.

Kjo kupë bizantine u vendos në New York nga J. Pierpont Morgan, që  e kishte blerë me ndërmjetësinë e konsullit te pergjithshëm të Austro-Hungarisë në Durrës para Luftës së Parë Botërore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë