Loading…

Shqiptarët kanë nënat më të reja në botë

  • 13/03/2019 | 23:28

Shqiptarët kanë nënat më të reja në botë

Shqipëria është vendi me nënat më të reja të Evropës, madje shumica prej lindjeve kryhen në adoleshencë. Kështu tregon raporti i fundit i Eurostat, transmeton Gazeta Metro.


Mosha mesatare e nënave, për herë të parë në Shqipëri është 26-vjeç, më të rejat në Evropë, së bashku me Bullgarinë.

Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë është nga më të mëdhenjtë në vend.

“Në maternitetin tonë kryhen rreth 4.000 lindje në vit. Nga këto, rreth 900, pra 20-23% e tyre i përkasin grupmoshës 15-24 vjeç. Unë pata rastin e një vajze 16-17-vjeçare pak kohë më parë, e imët ishte. Këshilla jonë, si mjekë specialistë, është më se e prerë: Duhet patjetër të kërkojmë që të rriten vet vajzat, pastaj të krijojnë familje. Mosha e re, 25 deri në 39-vjeç, është më e përshtatshmja për të qenë nënë”, tha Mirela Rista, gjinekologe.

Nëse më parë femrat bëheshin nëna në të 20-at, sot kushtet kanë ndryshuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë