Më 27 prill Kuvendi i Maqedonisë zgjodhi kryetarin e parë shqiptar në krye të këtij institucioni, Talat Xhaferin. Xhaferi mori votat e shumicës së re parlamentare, gjithsej 61 nga 66 të pranishëm.
Xhaferi do të udhëheq me njërën nga tre pozitat më të rëndësishme në shtet, atë të kryeparlamentarit. Kjo pozitë gjithmonë është udhëhequr nga kuadro maqedonas, ndërsa ky është moment historik për shqiptarët e Maqedonisë.