Loading…

Shqiptarët, me thika kundër njëri-tjetrit në Belgjikë

  • 22/05/2017 | 15:04

Shqiptarët, me thika kundër njëri-tjetrit në Belgjikë

Një sherr me thika me shqiptarësh në Belgjikë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Sprimont Ayville, në qytetin e Gent.


Sipas të përditshmes belge “Gazet Van Antwerpen”, ngjarja ndodhi rreth dy ditë më parë për arsye banale.

Policia shoqëroi në rajon dy shqiptarë të tjerë të moshës 20 dhe 25 vjeç, si të dyshuarit kryesorë në plagosjen e 30-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I plagosuri shqiptar u gjet me plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital ku po lufton për jetën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë