Diaspora shqiptare anekënd botës me shqetësim të madh përcjell zhvillimet në Maqedoni, e sidomos pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, kur u rrahën, u përgjakën dhe u kërcënuar me jetë deputetët, gazetarët, kameramanët e të gjithë të tjerët që nuk ishin në “linjë” me garniturën e partisë maqedonase që drejtoi dhe e kriminalizoi tej mase vendin gjatë dhjetë viteve të fundit.
Kështu edhe diaspora shqiptare në Australi, respektivisht, Komuniteti Shqiptaro-Australian, me rastin e këtyre ngjarjeve në Maqedoni, ditën e dielë do të mbajë një mbledhje, ku pos tjerash do të shqyrtohen edhe mundësitë për ndihmë të nevojshme nga ky Komunitet, njofton agjencia e lajmeve INA.
Poashtu, Komuniteti Shqiptaro-Australian, apelon për qetësi, urtësi gjakftoftësi të gjitha palëve, e sidomos të shqiptarëve që të mos bien pre e skenarëve të errëta e ugurzeza antishqiptare. Njëherit uron shërim sa më të shpejtë deputetit dhe kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Selës, të cilit do ti dërgohet edhe një letër e vëçantë nga Komuniteti Shqiptaro-Australian.