Loading…

Shqiptarët në Veri qe disa ditë pa rrymë, nuk marrin ndihmë nga askush (VIDEO)

  • 10/12/2016 | 21:33

Shqiptarët në Veri qe disa ditë pa rrymë, nuk marrin ndihmë nga askush (VIDEO)

Ka disa ditë që në shtëpitë shqiptare në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën Veriore kanë probleme me rrymën.

Janë rreth pesëmbëdhjetë familje shqiptare në këtë lagje që kanë këtë problem.

Ndërprerja sipas banorëve erdhi pas djegies së kabllove në dy shtylla elektrike.

Ata kërkuan ndihmë në kompaninë përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, KEDS por kompania iu tha se lagjja e tyre është kompetencë e serbëve të veriut.

Në këtë situatë kur nuk dinë se kujt t’i drejtohen,  këta po kërcënojnë se nuk do japin përgjegjësi për veprimet e tyre nëse së shpejti nuk rregullohet problemi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë