Loading…

Shqiptarët nga Evropa e Amerika, maqedonasit drejt Rusisë

  • 05/04/2017 | 20:03

Shqiptarët nga Evropa e Amerika, maqedonasit drejt Rusisë

Anketa më e re e realizuar nga instituti TEAM dhe e mbështetur nga USAID-i dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI), ka nxjerrë në pah dallime të mëdha etnike sa i përket mbështetjes së vendeve nga jashtë për Maqedoninë.


Në pyetjen: “Sipas Jush, cilat nga këto vende më së shumti i ndihmojnë interesat kombëtare të Maqedonisë?”, 40.9 për qind e shqiptarëve janë shprehur për Bashkimin Evropian, 18.2 për SHBA-të, Turqia 2.0 për qind, si dhe 7.6 për qind “BE dhe SHBA” së bashku, shkruan gazeta KOHA.

Te maqedonasit dukshëm ka rënë mendimi për BE-në dhe SHBA-të, ndërsa është rritur ajo për Rusinë. Në të njëjtën pyetje, 10.5 për qind e të anketuarve maqedonas janë shprehur se Rusia mbron më së shumti interesat kombëtare të Maqedonisë, 6.7 për qind janë shprehur për Turqinë, 25.4 për Bashkimin Evropian, ndërsa për SHBA-të vetëm 6.9 për qind. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë