Lobistët shqiptarë nuk kursejnë milionat për administratën e re të Trump, njejtë si atë të Clinton’it dhe Obama’s, për atë arsye është koha që Serbia të marrë në konsideratë ndikimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë analistët serbë.
Gazeta beogradase Blic, shkruan se deklaratat politike të Sekretarit të ri të Mbrojtjes në aministratën e Trump, Jamie Mathis për formimin e Ushtrisë së Kosovës, është një dëshmi se shqiptarët janë aleatë të administratës së re amerikane, përcjell gazetametro.net.
Nëse merret parasysh gjykata franceze e cila ka vepruar politikisht dhe lejon Ramush Haradinajn të mbrohet vet, pas aktakuzës së Serbisë, kjo tregon se lobistët shqiptarë kanë ndikim të madh te SHBA’ja.
“Behgjet Pacolli, miliarderi shqiptarë është ai i cili ka bërë më së shumti bujë për lirinë e Haradinajt, kjo gjë tregon se lobistët shqiptarët janë shumë të afërt me administratën e re të Trump’it. Një tjerët person që mendohet të jetë njëri ndër lobistët kryesorë për njohjen e Kosovës dhe është i rëndësishëm në SHBA’të është ish-kreu i partisë “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, i cili u pasurua nga tregëtia e armëve në SHBA, dhe që ka mbështetur fuqishëm luftën për pavarësinë e Kosovës”, shkruan ndër të tjera gazeta serbe Blic. /gazetametro.net