Loading…

‘Shqiptarëve u ka ardhur koha, Zaevi dhe Gruevski po e lusin Ali Ahmetin’

  • 09/03/2017 | 00:05

‘Shqiptarëve u ka ardhur koha, Zaevi dhe Gruevski po e lusin Ali Ahmetin’

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i ftuar në në Top-Show në Top-Channel u shpreh se shqiptarëve ju ka ardhur dakiku dhe Ali Ahmetin e lusin në Reçicë Zaevi e Grevski që t’i marrë në qeveri.


“Shqiptarëve ju ka ardhë minuti, ju ka ardhë dakiki, që në Reçicë të Vogël në një fshat në Tetovë, të vinë edhe Nikolla Gruevski edhe Zoran Zaevi të presin nga Ali Ahmeti që t’i merr në Qeveri” u shpreh Grubi.

Grubi tregoi gjithashtu edhe arsyen pse kanë zgjedhur LSDM-në për të bashkëpunuar për një qeveri të re, shkruan albeu.com

“Me Zoran Zaevin u dakorduam për ligjin e gjuhës shqipe, ku zyrtarizohet në të gjitha organet e shteti, në Gjykata, në Prokurori, monedha, pulla postare, llogari fiskale. Kemi themeluar institut për mbrojtjen e gjuhës shqipe për përdorimin institucional, kemi themeluar një institucion për përkthime i cili do të përkthej çdo dokumentacion shtetëror për të gjitha komunat dhe njësitë rajonale të ministrive” tha Grubi.

Sipas Grubit për herë të parë është arritur një marrëveshje që kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar nga BDI-ja. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë