Loading…

Shqiptari 16-vjeçar përballë Messit, përfshihet në formacionin e javës në MLS

  • 26/02/2026 | 08:34

Shqiptari 16-vjeçar përballë Messit, përfshihet në formacionin e javës në MLS

Një nisje që pak kush e priste, por që tani po bën xhiron e mediave sportive, 16-vjeçari Adri Mehmeti mori besimin si titullar në ndeshjen hapëse të sezonit me New York Red Bulls, duke treguar personalitet dhe qetësi përtej moshës së tij, transmeeton Gazeta Metro.


Mesfushori 16-vjeçar qëndroi në fushë për 76 minuta dhe ishte ndër më të dalluarit në repartin e mesit.

Ai kontribuoi drejtpërdrejt në suksesin 2-1 të skuadrës, duke dhënë një asist dhe duke qenë konstant në duele e në ndërtimin e aksioneve.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Major League Soccer, e cila e përfshiu në listën e debutuesve më mbresëlënës të javës së parë. Një vlerësim që konfirmon se bëhet fjalë për një talent që premton shumë për të ardhmen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë