Loading…

Shqiptari 52 vjeçar var vetën në Stacionin Policor

  • 02/08/2020 | 11:22

Shqiptari 52 vjeçar var vetën në Stacionin Policor

Viktima është 52-vjeçari Tonin Tuci. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme ai ishte shoqëruar nga policia, pasi familja e kishte denoncuar për dhunë. Tuci ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe vetëvrasjen e ka kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.


Një 52-vjeçar është vetëvarur mbrëmjen e djeshme në drejtorinë vendore të policisë së Durrësit, ndërsa Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për dy punonjës policie.

Viktima është 52-vjeçari Tonin Tuci. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme ai ishte shoqëruar nga policia, pasi familja e kishte denoncuar për dhunë. Tuci ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

SHÇBA thekson se nga hetimet paraprake ka rezultuar se në momentin kur familjarët e tij po shpjegonin në polici rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje, 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës me lidhësen e tutave sportive në qelinë e izolimit në komisariatin e drejtorisë së policisë vendore të Durrësit..

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin për dy punonjësit që ngarkohen me përgjegjësi për menaxhimin e situatës në momentin që e futën në dhomat e shoqërimit 52-vjeçarin.

Në hetim për shpërdorim detyre janë vendosur;
– A.Ç. në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;
– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë