Futbollisti shqiptar Brajan Gruda ka qenë protagonist në fitoren e Leipzigut ndaj PSV-së, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, 1:0.
Gruda realizoi në minutën e 75-të, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren në përballjen e zhvilluar të martën mbrëma në Leipzig.
Shqiptari ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, në takimin që i përkiste xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.