Loading…

Shqiptari dehet për vit të ri dhe rrah brutalisht gruan shtatzënë

  • 01/01/2017 | 21:28

Shqiptari dehet për vit të ri dhe rrah brutalisht gruan shtatzënë

Edhe pse jemi në orët e para të 2017, “zakoni i poshtër” i shqiptarit për të dhunuar gruan duket se nuk ka ndryshuar.

Këtë radhë protagonist është bërë një 32 vjeçar shqiptar i cili ka dhunuar gruan e tij shtatzënë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, një natë përpara Vitit të Ri, 32-vjeçari nën efektin e alkoolit ka dhunuar fizikisht gruan në zonën e Padovas.

Siç e përshkruajnë mediat italiane, në fakt shqiptari e ka dhunuar brutalisht për një kohë të gjatë gruan e tij 27 vjeçare, pavarësisht se kjo jo vetëm ishte shtatzënë, por mbane në duar edhe foshnjën e tyre të parë.

Kjo ka bërë që si rezultat i dhunës, gruaja të mos e mbajë dot më fëmijën në krah dhe të rrëzohet.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e karabinierëve që u lajmëruan nga fqinjët. 27-vjeçarja u dërgua në spitalin Cittadella për mjekimin e disa plagëve, ndërsa 32 vjeçari shqiptar u arrestua.

Share this:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë